Festa e Grimsby me tifozët dhe dëshpërimi te Man. United

Sport

VIDEO/ Manchester United s'e njeh turpin, ekipi i Ligës së Katërt e eliminon nga Carabao Cup pas 26 penalltive! Në dyshim e ardhmja e Amorim

28 Gusht, 09:17| Përditesimi: 28 Gusht, 09:20

  • Share

Cleethorpes, Angli - Data 27 gusht 2025 do mbetet historike për klubin e Grimsby në Angli. Skuadra që militon në Ligën e Katërt ia ka dalë të bëjë mrekullinë duke eliminuar Manchester United që në fazën e parë. Skuadra me bazë në qytetin lindor të Cleethorpes është temë diskutimi për arritjen kundër një gjiganti të futbollit botëror, që për hir të së vërtetës vitet e fundit nuk po gjen veten, aq sa kanë filluar zërat që lëkundin të ardhmen e trajnerit Ruben Amorim në stol.

NDESHJA

Grimsby nuk u besoi syve kur e pa veten në avantazh të dyfishtë pas gjysmë ore lojë. Vernam në minutën e 22-të dhe Warren në të 30' i dhanë vendasve epërsinë e dyfishtë, duke gëzuar më shumë se 8 mijë tifozët në stadium.

Paçka se Amorim kishte hedhur në fushë disa emra të rinj, pjesa e dytë kishte vend edhe për Mbeumo, Fernandes, de Ligt apo Mount. Ishte pikërisht Mbeumo në minutën e 75-të që shkurtoi shifrat, para se Maguire të barazonte 2-2 në minutën e parafundit dhe ta dërgonte ndeshjen te penalltitë.

Futbollistët e Grimsby u treguan më të saktë dhe ia dolën të shënonin 12 herë, kundrejt 11 të United. Për vendasit hero ishte portieri Pym që ndali goditjen e Cunha, ndërsa Mbeumo goditi traun e portës.

Festë legjitime në fund me tifozët e Grimsby që u futën në fushë. Të paktën për disa ditë emri i ekipit të tyre do jetë në qendër të medieve në mbarë botën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?