Humbja 3-0 me Manchester City-n në Champions League ka sjellë një klimë të tensionuar te Bayern Munich. Sipas Bild, Sadio Mane ka goditur me grusht Leroy Sane, pasi lojtarët debatuan në fushë në minutën e 83 pas një aksioni jo produktiv.
Tanimë mediet në Gjermani kanë publikuar edhe një video nga stërvitja e fundit e bavarezëve, me Sane që mbulon fytyrën dhe në kokë ka kapele, dukshëm kjo për të mos shfaqur shenjat e dhunës.
Për këtë situatë nuk ka ende një reagim nga klubi kampion i Bundesligës, me Mane që ka dalë jashtë natyrës së tij dhe ka tensionuar klimën në kampin bavarez.