Në këto zgjedhje ne mund të vendosim maksimumi dy shenja dhe jo më shumë më fletën e votimit.
Ne mund të votojnë vetëm një parti, pa u shprehur për kandidatët, ose mund të votojmë vetëm një kandidat, pa zgjedhur një parti/koalicion. Në rastin e dytë vota për subjektin që i takon kandidatit i votuar nga ju do të numërohet automatisht.
Mënyra tjetër e votimit, është që ju mund të votoni edhe një parti A dhe njëkohësisht edhe vetëm një kandidat po të kësaj partie.
Nuk lejohet që të votojnë një parti A dhe një kandidat nga një parti tjetër B.
Rastet e Italisë që voton deri në 3 emra nga lista e hapur, apo Kosova që lejon deri ne 5, nuk bën për rastin tonë.
Nëse shënimet janë në më shumë se një kolonë, fleta e votimit është e pavlefshme.
Në fletën e votimit janë të vendosur edhe emrat e listës së mbyllur, por vendosja e një shenje mbi emrat e kësaj kategorie nuk ka asnjë lloj vlere.
Komente
