Marash Kumbulla

Sport

VIDEO/ Marash Kumbulla bën ‘bomberin’, shënon golin e tretë në La Liga dhe i jep fitoren Espanyolit

19 Prill, 08:32| Përditesimi: 19 Prill, 08:34

  • Share

Espanyol fitoi 1-0 kundër Getafes për raundin e 32-të në La Liga dhe golin e fitores për katalanasit e shënoi Marash Kumbulla. Goli i tretë këtë sezon për mbrojtësin e Kombëtares që i ka dhënë tri pikë shumë të rëndësishme të tijve.

Në minutën e 39-të, Kumbulla u tregua i saktë dhe me të majtë nga brenda zonës e ndali sferën në rrjetë. Espanyol arriti të ruajë deri në fund avantazhin e firmosur nga Kumbulla, duke rrëmbyer tri pikë të arta në garën për t’u larguar nga zona e rrezikut, ndërsa mbrojtësi kuqezi luajti deri në minutën e 72-të për t’u zëvendësuar nga Fernando Calero.

Marashi ka luajtur 29 herë këtë sezon në La Liga, ndërsa më herët kishte shënuar kundër Sevillas dhe Mallorcas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?