Marash Kumbulla ka kaluar në avantazh Espanyolin, me katalanasit që luajnë në shtëpi kundër Mallorcas për raundin e nëntë në La Liga.
Duhej minuta e 18-të që në zhvillimet e një goditjeje të lirë, Jorfe të krosonte bukur për Kumbullën, me mbrojtësin e Kombëtares që "iu vodh" mbrojtjes dhe ia doli ta ndalte sferën në rrjetë pas goditjes me kokë.
Ky është goli i parë për 24-vjeçarin në La Liga, në nëntë ndeshjet e këtij sezoni. Kumbulla është pjesë e listës së Kombëtares për ndeshjet e Ligës së Kombeve më 11 dhe 14 tetor, teksa shihet si titullar.
Vetëm këtë verë mbrojtësi nga Malësia e Madhe la Romën dhe këtë sezon do luajë në huazim te Espanyol, duke bërë një zgjedhje të mirë pasi po merr minuta dhe është një titullar në ekipin katalanas.
¡GOOOL DE ESPANYOL! ????
— DSPORTS (@DSports) October 5, 2024
⚽ Kumbulla conectó de cabeza para marcar el 1-0 sobre Mallorca en #LaLigaEnDSPORTS.#EspanyolMallorca pic.twitter.com/ubuFwCMI3Y