Video/ Maratona e pazakontë në Pogradec, bebushët arrijnë të kapin këmbadoras vijën e finishit

27 Korrik, 15:57| Përditesimi: 27 Korrik, 16:11

  • Share

Në qytetin liqenor të Pogradecit zhvillohet këtë të shtunë Maratona “Enkelana” me dy disiplina; 21 km Lin-Pogradec dhe 11 km Pogradec-Tushemisht. Pjesë e garave do të jenë 600-700 vrapues nga 38 vende të botës, profesionistë dhe amatorë. Për mbarëvajtjen e maratones disa rrugë të qytetit do te bllokohen nga ora 18:00 deri ne 21:00 te dites se sotme.

Në prag të kësaj maratone ndërkombëtare, organizatorët sollën një event mjaft të vecantë në sheshin “Oden” te qytetit. Rreth 100 bebe e fëmijë u bënë pjesë e një gare të vogël mes tyre, duke dhuruar emocione për prindërit dhe për qytetarët që ndoqën ‘maratonën e bebeve’. 

Nina Taçi, Aron Vako, Amari Kuqo janë disa prej bebushëve që arritën të kapin këmbadorasi vijën e finishit.

Ky event unik në vendin tonë zhvillohet për të tretin vit radhazi në qytetin e Pogradecit.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?