Mario Mitaj

VIDEO/ Mario Mitaj driblon gjithë mbrojtjen dhe bën 'bomberin', shënon golin e parë në Arabinë Saudite

19 Tetor, 22:02| Përditesimi: 19 Tetor, 22:19

  • Share

Mbrojtësi i Kombëtares dhe Al Ittihad, Mario Mitaj ka shënuar golin e parë në Arabinë Saudite.

Skuadra e tij fitoi 3-1 kundër Al Qadisiya për raundin e shtatë në kampionat, me Mitajn që në minutën e 81 mori "zvarrë" gjithë mbrojtjen, bëri çfarë deshi dhe me topin që i doli goditi me të djathën për golin e qetësisë.

21-vjeçari kaloi në verë nga Rusia në Arabinë Saudite dhe është bashkëlojtar me emra si Benzema apo Kante.

Mitaj u hodh në fushë në minutën e 35-të të sfidë, ndërkohë që u vlerësua me notën 7.7 nga faqja e specializuar e statistikave, “SofaScore”. Vetëm Diaby dhe Kante morën më të lartë se shqiptari te Al Ittihad në këtë përballje.  

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?