VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

29 Mars, 14:33| Përditesimi: 29 Mars, 14:56

  • Share

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër pas tensioneve në Këshillin Bashkiak të Himarës, ku mbështetësit e Fredi Belerit tentuan të bllokonin mbledhjen, ndërsa një prej tyre pështyu edhe prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo.

Në një video në rrjetet sociale, deputeti socialist i bën thirrje agjencive ligjzbatuese që të veprojnë sipas ligjit, pasi personi në fjalë ka fyer dhe sulmuar një zyrtar të shtetit shqiptar.

"Vangjel Tavo nuk ishte një qytetar i zakonshëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Ishte atje si prefekti i qarkut të Vlorës nën juridiksionin e të cilit është edhe bashkia shqiptare e Himarës. Pra ishte atje si përfaqësues i shtetit shqiptar. Ky akti i këtij pisit që duket në video që sulmon pështyn, sulmon e fyen një zyrtar të shtetit shqiptar, duhet të marrë një përgjigje të qartë e të merituar, siç ligji e parashikon", thotë Braçe.

Braçe thotë se kjo situatë duhet të marrë fund me këta persona që pretendojnë se kanë fituar imunitet se kanë nga pas Greqinë, ndërsa thekson se çdo rast që cenon shtetit shqiptar, simbolet dhe zyrtarët e vendit tonë duhet të marrë ndëshkimin që meriton sipas ligjit.

“Agjencitë ligjzbatuese të këtij shteti ose t’i dalin për Zot shtetit shqiptar dhe zyrtarëve ose ta lëshojnë atë territor si territor të këtyre horrave, pisave që duket sikur kanë fituar imunitetin sepse i mbron Greqia. Kjo gjë duhet të marrë fund me çdo horr që cenon shtetin shqiptar, simbolet dhe zyrtarët e shtetit shqiptar”– shprehet ndër të tjera Braçe.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës u zhvillua mes tensioneve. Blerina Bala u komandua si drejtuese e Himarës. Ajo mori 15 vota pro, mes tyre edhe 6 vota nga opozita.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Të fantaksurit: 29/03/2024 14:46

    Pas kryerjes së dënimit, deportojini në Greqi këta horra.

    Përgjigju
  • Ragip: 29/03/2024 14:43

    Ky Grekafon duhej të arrestohet me një herë sipas ligjeve Shqiptare që ka ofenduar një zyrtarë të lartë të shtetit Shqiptar!

    Përgjigju
  • Tani: 29/03/2024 14:42

    Mos i lini horrat të pështyjnë grekët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?