VIDEO/ Mbrëmje shqiptarësh në Serie A! Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç shënojnë, Berisha e Ismajli s’i ndalin dot sulmuesit

6 Nëntor 2023, 20:29| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 20:36

  • Share

Frosinone fitoi 2-1 në shtëpi kundër Empolit, në kuadër të javës së 11-të në Serie A. Këtë pasdite në futbollin italian ishin sulmuesit shqiptarë që shkëlqyen, me Marvin Çunin dhe Arijon Ibrahimoviç që shënuan në portën e Berishës.

Sfida nisi mirë për vendasit, me Çunin që shënoi pas vetëm 20 minutave lojë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Spektakli vijoi në të 58’, kur Ibrahimoviç asistoi për Çunin, me sulmuesin kuqezi që mposhti me thembër shokun e Kombëtares në portë, duke gjetur golin e parë në Serie A. Më pas ishte radha e Ibrahimoviç që shënoi me një “predhë” në hyrje të zonës në minutën e 74. Kur u duk se ndeshja do përfundonte, Caputo në të 86 shënoi për 2-1.

Kështu, Çuni dhe Ibrahimoviç mundën Berishën dhe Ismajlin, me Frosinonen që ngjitet në pozitën e 11 me 15 pikë. Nga ana tjetër Empoli me 7 pikë qëndron në vendin e parafundit.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?