VIDEO/ Mbretëresha Camilla dhe Brigitte Macron luajnë ping-pong

21 Shtator 2023, 22:20| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 22:26

  • Share

Gjatë vizitës dy ditore të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, një lojë e shkurtër pingpong nuk ka munguar në axhendën e çiftit mbretëror në Francë

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Camilla dhe zonja e parë e Francës, Brigitte Macron kanë treguar aftësitë e tyre në ping-pong.

Camilla dhe Brigitte vizituan fshatin e Kupës së Botës në Rugby dhe duke parë një tavolinë ping-pongu shfrytëzuan rastin, morën një raketë dhe nisën “ndeshjen”, raporton Protothema.

Në pamjet e publikuara duket se Brigitte Macron po ia del pak më mirë se “kundërshtarja”. Gjithashtu atyre i’u bashkua edhe monarku britanik, i cili u prit me duartrokitje dhe komentoi Kupën e Botës në Rugby ku u shpreh "të fitojë më i miri".

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?