Festa e golit

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares shënon në Poloni

16 Mars, 15:29| Përditesimi: 16 Mars, 15:34

  • Share

Ish-kapiteni i Partizanit, Eneo Bitri ka shënuar golin e parë me skuadrën e Cracovia në Poloni. 27-vjeçari u bashkua me polakët në merkaton e dimrit nga Valarenga (Norvegji), me Cracovia që ka të drejtën e blerjes në fundin e sezonit për 450 mijë euro.

Këtë të shtunë, në sfidën e raundit të 25-të në elitën e futbollit polak, barazuar 2-2 kundër Widzew Lods,  beratasi ka shënuar emrin në listë e goleadorëve. Vetëm pas dhjetë minutash Bitri ka kërcyer mbi të gjithë dhe ka realizuar me kokë golin e parë të ndeshjes, me duelin që në fund u mbyll barazim.

Kujtojmë se Bitri ka luajtur për Tomorin, Partizanin, Kamzën, Astanën, Banik Ostrava, Valerenga dhe së fundmi Cracoiva. Ai është aktivizuar në tre takime me Kombëtaren A të Shqipërisë.

VIDEO/ GOLI I ENEO BITRIT

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?