Pas dhjetë sezonesh fantazisti Kevin De Bruyne vendosi të largohej nga Manchester City në fundin e këtij sezoni. Për raundin e 37-të dhe të parafundit në Premier League, City fitoi 3-1 në shtëpi kundër Bournemouth dhe dueli përkoi me duelin e fundit të belgut para tifozëve të tij.
Futbollistët dhe stafi i City kanë nderuar një kampion si De Bruyne. Futbollisti, së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët kaluan në "tunelin e nderit" mes duartrokitjeve nga tifozët dhe përqafimeve nga bashkëlojtarët.
Gjatë dhjetë viteve të tij në klub, De Bruyne fitoi 18 trofe me Man. Cityn, mes tyre Champions League në sezonin 2022-23 dhe gjashtë herë Premier League. Nuk munguan as çmimet individuale, ndërsa ai u zgjodh edhe kapiteni i ekipit. Veç trofeve, Kevin fitoi dashurinë e mijëra tifozëve të Cityt.
Pas fundit të sezonit, 33-vjeçari do vendos se ku do e vijojë karrierën, teksa ka oferta të shumta nga Evropa, SHBA dhe Arabia Saudite.
Our Kev ? pic.twitter.com/hv3wkUYrbG
— Manchester City (@ManCity) May 20, 2025
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Man. City fiton me tre gola në lamtumirën e De Bruyne, merr vendin e tretë në Premier League! Tri pikë për Palace
S.Dh/ReportTv.al