Kronikë

Dy të rinjtë shisnin drogë me Benz luksoz nëpër Tiranë, vihen në pranga! Sekuestrohet 1 kg kokainë (VIDEO)

1 Korrik, 09:41| Përditesimi: 1 Korrik, 17:15

  • Share

TIRANË- Tre muaj përgjime nga Antidroga e Tiranës zbuluan një bazë të përpunimit të kokainës në zonën e Pezës. Lënda narkotike përpunohej aty e më pas ndahej në doza. Të paktën 2 persona të identifikuar tashmë, e shpërndanin kokainën në zona të ndryshme, te Tirana e Re, në Kombinat, Selitë, ish-Bllok dhe Astir.

Braild Aga dhe Ronaldo Spahiu, të dy 27-vjeçarë dhe me banim në Tiranë, u vunë në pranga në një operacion të koduar “Furnitorët”. Ata u arrestuan teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit - Pezë”. Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë kokainë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, blutë e kryeqytetit njoftuan se vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Për zbulimin e tyre pritet të ndihmojnë edhe 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarve, që mund të çojnë hetuesit në gjurmët e bashkëpunëtorëve të tyre. Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin.

“Operacioni, në vazhdën e aksioneve të Policisë së Tiranës, kundër shitjes në doza/sasi të lëndëve narkotike. Siguronin lëndë narkotike Kokainë, e cila iu jepej shtetasve të tjerë, për ta ndarë dhe shitur në doza në Tiranë të Re, Kombinat dhe Selitë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Gjatë kontolleve, iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë. Si rezultat i një hetimi tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin “Furnitorët”.

Në kuadër të tij, u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit - Pezë”, dhe u vunë në pranga shtetasit B. A., 27 vjeç dhe R. S., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Ora 11:20
Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, Report Tv siguron fotot e dy të rinjve të arrestuar

1751358976_fr.jpg

Foto: Ronaldo Spahiu dhe Braild Aga

Report Tv ka siguruar fotot e dy të rinjve të arrestuar të cilët shpërndanin kokainë kryesisht në zonën e “Tiranës së Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Në Benzin luksoz që Braild Aga dhe Ronaldo Spahiu lëviznin policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?