Janë publikuar pamjet kur i dyshuari për atentatin ndaj Donald Trump, Ryan Routh, po arrestohet nga forcat e policisë në Florida.
Kamerat e vendosura në uniformat e zyrtarëve policorë, shfaqin oficerët e armatosur duke i thirrur të dyshuarit, të cilit i kërkojnë të lëviz mbrapa.
Duke mbajtur duart pas kokës dhe me bluzë të hequr, ata i afrohen me kujdes dhe më pas ia vendosin poshtë duart dhe e prangosin.
Kjo është tentativa e dytë për ta vrarë ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili javë më parë u qëllua me plumb në vesh gjatë një mitingu.
Komento