VIDEO/ ‘Jam inspektor tatimesh’, dalin pamjet, ky është personi që u vendoste gjoba bizneseve në Tiranë duke i mashtruar

19 Shkurt 2023, 10:24| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 21:31

  • Share

Pas denoncimeve të disa bizneseve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, Drejtoria e Tatimeve sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.

Në videon e siguruar në një nga kamerat e biznesit, pamjet tregojnë personin në fjalë, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh. Siç shihet nga pamjet, personi i cili shtiret si të jetë punonjës tatimesh, me një dosje në dorë dhe i veshur më këmishë futet pranë një salloni bukurie.

Pak ditë më parë administrata Tatimore ngriti shqetësimin se individë të paautorizuar po mashtronin bizneset duke u prezantuar si punonjës Tatimorë.

Administrata Tatimore thekson se punonjësit e Tatimeve paraqiten me; Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë); Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse; Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambientet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë.

1676838120_finalprojekt.01290607.Still020.jpg

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meti: 20/02/2023 09:49

    Mashtruesi ne foto eshte nga Elbasani dhe quhet Altin Mehmet Ballkoci ish punonjes i tatim taksave ne Elbasan.Larguar per shperdorim detyre dhe mashtrim

    Përgjigju
  • Tata: 19/02/2023 15:00

    Kur thuhet se jane te gjith te kompromentuar,nate e dite,bizneset mendojne se eshte e vertete dhe nuk besojne se ka hajdute te vertete. Hajde besojini llafeve pa fakte konkrete. Kudo ka nje apo dy,po struktura ........joooo

    Përgjigju
  • Kistra: 19/02/2023 14:45

    Nuk e kuptoj, keta punonjesit e tatimeve a kane dokument nga institucioni me foto e element sigurie. Dhe kudo ku ushtrojne kontrollin, pervec planit te miratuar duhet te paraqesin dokumentin e karten ID.

    Përgjigju
  • Fhnd: 19/02/2023 10:50

    Cudi qe e besojne e?! Apo keshtu vepron rendon kjo administrata tatimore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?