VIDEO/ Drejt Fierit me 21 kg eksploziv, Albi Mecini 'kyç' gojën për atentatin e planifikuar! Lihet në 'arrest me burg'! Akuzohet dhe për rrëmbimin e Sulovarit e Thodhorit

Albi Mecini refuzoi të flasë para hetuesve në seancën e marrjes në pyetje pas arrestimit me 21 kg lëndë plasëse artizanale të lidhura me celularë dhe të vendosura në dy çanta. 

Ndërsa paraditen e sotme (31 gusht 2023) u shoqërua nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Fierit ku iu dha masa e sigurisë "arrest me burg"

Report Tv sjell videon e momentit kur Mecini u dërgua paraditen e sotme në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë i veshur me bluzë të bardhë e pantallona të shkurtra, ndërsa duart i kishte të lidhura prapa.

Mecini u arrestua dje (30 gusht 2023) në aksin “Mbrostar-Fier”, me 2 çanta brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të Mecinit.

Do kryenin atentat, Mecini mbyll gojën
Përmes inteligjencës informative, blutë kishin të dhëna se do të kryhej një atentat me tritol ndaj një personi me rekorde kriminale që ushtron aktivitetin e tij në Fier, identitetin e të cilit policia nuk e tregon për shkak të hetimeve.

Por para hetuesve Mecini, i cili njihet dhe si miku i të dënuarit me burg përjetë Admir Tafili, nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të ishte personi që do të ekzekutonin dhe as detaje për porositësin e këtij ekzekutimi. Heshti edhe në seancë gjyqësore.

Në emrin e tij foli avokati Klaudio Dhima, i cili i tha gjykatës se nuk ka prova për veprat penale që akuzohet, “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Sipas avokatit, lënda plasëse nuk është gjetur në automjetin e Mecinit, por në rrugë dhe në këto kushte nuk provohet që tritoli ishte i tiji.

Gjatë kontrollit të djeshëm policia gjeti dhe një tjetër automjet, brenda të cilit ishin 3 bidonë me benzinë dhe dy karta ID, të Arafat Manërkollit, 27 vjeç, nga Dibra, dhe Ervis Cukalin, 25 vjeç, nga Tirana. Këta u shpallën në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen të cilën ishin nisur ta kryenin por mbeti në tentativë. Mendohet se makina ku u gjetën bidonët me benzinë do të përdorej për të asgjësuar gjurmët pas atentatit që u parandalua.

Rrëmbimi i miqve në Sarandë
Pas rivlerësimit të masës në Fier, do ketë një tjetër seancë rivlerësimi për rastin e rrëmbimit të dy miqve, Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, të dy me precedentë penalë, të zhdukur në Sarandë prej muajit prill të këtij viti.

Gjurmët e Mecinit
Por si u bë lidhja e tij, nga atentati i planifikuar me tritol me rrëmbimin e miqve në Sarandë?
Pak javë pas zhdukjeve në qytetin bregdetar, policia zbuloi tre automjete në një vilë që autorët e dyshuar kishin marrë me qira në Nivicë, Në njërën prej tyre janë përftuar profile ADN-je të Albi Mecinit.

Në kërkim Sebastjan Lataj
Ndërkohë, policia zbulon se ka emrin e një tjetër të dyshuari që mund të fshihet pas rrëmbimeve, Sebastjan Lataj, 25 vjeç, gjithashtu nga Kamza, i cili u shpall në kërkim. Për të, policia nuk jep shumë detaje, por edhe ndaj tij gjykata dha arrest me burg në mungesë për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

1693481345_cats.jpg

Ora 13:25
U la në burg nga gjykata e Fierit pasi u kap me 21 kg eksploziv, avokati i Albi Mecinit: S’ka prova për 2 akuzat

1693481256_355597599e3441678c1807645ae04493.jpg

Albi Mecini ka kyçur gojën edhe para gjykatës në lidhje me arrestimin në Fier ku u kap me 21 kg lënë plasëse të lidhur me celular për shpërthim në distancë. Në emrin e tij foli avokati i tij Klaudio Dhima, i cili i tha gjykatës së nuk ka prova për veprat penale që ai akuzohet.

Në ngarkim të Mecinit janë dy akuza “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Sipas avokatit Dhima, lënda plasëse nuk është gjetur në automjetin e Mecinit, por jashtë në rrugë dhe në këto kushte nuk qëndrojnë veprat penale. Sipas tij, brenda makinës së të mbrojturit prej tij nuk ka pasur asgjë të paligjshme dhe akuzat ndaj tij janë të padrejta dhe me paragjykim.

Ora 12:30
U kap me 21 kg eksploziv, Gjykata e Fierit lë në burg Albi Mecinin! Dyshohet se do kryente atentat

1693474298_albimecini.jpg

Është lënë në burg nga Gjykata e Fierit Albni Mecini. Ai u kap ditën e djeshme me 21.4 kg eksploziv ndërsa dyshohet se do kryente një atentat. Mecini gjithashtu është një ndër të dyshuarit kryesor si autor i zhdukjes së dy miqve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Ora 11:39
Drejt Fierit me 21 kg eksploziv, Albi Mecini mbyll gojën para hetuesve për objektivin e atentatit

Albi Mecini ka refuzuar të flas para hetuesve në seancën e marrjes në pyetje pas arrestimit ku u kap me 21 kg lëndë plasëse artizanale të lidhura me celularë.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të ishte personi që do të ekzekutonin dhe as detaje për porositësin.

Në gjykatë për masën e sigurisë do të pyetet sërish nga trupa gjykuese në lidhje me gjetjen e sasisë së madhe të lëndës plasëse artizanale.

Pas rivlerësimit të masës në Fier, do ketë një tjetër seancë rivlerësimi për rastin e zhdukjes së dy miqve Thodhori dhe Sulovari, kësaj here në gjykatën e Sarandës. Për zhdukjen e të dyve akoma nuk është marrë në pyetje, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/09/2023 00:51

    Dhe si ecte serbes,serbes dy pellembe shejtan qe ben hije kot mbi toke!! Ne foto me duket mua,apo eshte e vertete,por duket qe policia ja ka /zbukuruar/pak fytyren?!

    Përgjigju
  • Scutari: 31/08/2023 17:40

    Deri tani jemi tek armëmbajtja pa leje, të tjerat kërkojnë prova para gjykatës!

    Përgjigju
  • Grupi: 31/08/2023 14:15

    21 kg eksploziv do te thote masaker dhe jo thjesht eleminimi i ndonje personi me precedente. Çeshtja duhet ti kaloje anti terrorit dhe Spak. Ketij flliqesires i duheb mohuar te drejtat kushtetuese, i duhet konfiskuar cdo pasuri qe ka dhe nese nuk flet helmojeni si qen ne burg.Izoloni dhe zhdukeni fare Admir Tafilin ose lerini dore te lire hasemve qe ka njelloj si me Martinajn. E ka tepruar. Konfiskojini cdo qindarke qe ka familja e tij dhe femijet. Ndryshe krimi fiton.

    Përgjigju
    • ,xxxxxxx: 31/08/2023 18:11

      Eh komunistat...

    • Muzaka i Ri: 31/08/2023 15:06

      Kete e kam thene edhe une i nderuar, disa here,kjo nuk klasifikohet te vrasjet,ky eshte terrorism madje edhe me shume se aq. Kush kapet me lende plasese duhet te mos dale pa 30 vjet,ligji duhet ndryshuar per keta maskarenj se po terrorizojne nje popull te tere.

  • Xxxxx: 31/08/2023 13:35

    Ke do vriste ne fier ky shejtan eee ?

    Përgjigju
    • Kapo: 31/08/2023 17:48

      Do vriste Ben Qimen.E dhane lajmet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?