2 video janë bërë virale sot në mediat online. E para me një luan të kopshtit zoologjik, që sulmohet nga qytetarët "e egër" të cilët do duhet të ishin ata pas kangjellave e jo kafsha e shkretë.
Edhe e dyta me Luan Kapajn, Shefi zjarrfikësve të Vlorës, i cili u shit si zjarrvënës nga zyra e ministrisë së mbrojtjes. I kujton edhe mbi 10 vite dënim. Por Luani është në punë. Ai po ndez zjarre shkurresh për të ndërprerë avancimin e flakëve në kurorën e gjelbër të Sazanit.
Tani, kjo s’është punë Luanësh. As kafshësh. Ky është integritet respekt dinjitet. Luanit edhe në rresht ti kërkoni falje s’vlen. As Luanit në kafaz e as Luanit në detyrë me flakët. Ky është fiks rasti. Kur kjo familja duhet përjashtuar përjetësisht nga e drejta për të vizituar ambiente publike së bashku me fëmijët.
E po ashtu Ministria e Mbrojtjes të dal të shuaj zjarrin e dikush të jap dorëheqjen qoftë e moralisht, pasi Luanit i hytë në hak. I nderuar Luan Kapaj bëji naftën Sazanit, ik nga aty. Të vinë ta shuajnë këta që të bën ty zjarrvënës. Na fal z. Luan i Vlorës e ti luan i Zoo Park.
Po vetem pak ti kishit hapur deren luanit, e te shikonim keee trimin guralec
Përgjigju