Video më e bukur/ Stomatologia shqiptare në Singapor bëhet hit në internet: Përcolla traditën tonë

21 Prill 2020, 20:18| Përditesimi: 21 Prill 2020, 20:22

  • Share

Odeta Shkëmbi, dentistja nga Shqipëria që prej 4 vitesh jeton në Singapor u bë e njohur si shqiptarja që kërcente vallen e Tropojës në zemër të vendit aziatik, një video që papritur e bëri të famshme brenda natës. Ajo kërcente në litar duke bërë lëvizjet e valles së famshme shqiptare, ndërsa ka një muaj që është karantinuar, duke punuar nga shtëpia.

Në një lidhje skype stomatologia Odeta Shkëmbi rrëfen mbi situatën aktuale në Singapor dhe masat që janë marrë për mospërhapjen e koronavirusit atje. Ndërsa thotë se kërcimi është pasioni i saj. Traditën shqiptare e përcjell edhe në Singapor, lidhjen shpirtërore që ka me vendin e saj.   

’’Kam 4 vite që jetoj në Singapor. Trajnoj dhe edukoj  stomatologë në rajonin e Azizë dhe Paqësorit. Në Singapor deri diku dukej në kontroll që nga java e kaluar, por diçka e neglizhuar ndodhi papritur mes një grupi emigrantësh që vijnë nga Azia Juglindore nga Bangaleshi që merren me punë të rënda me punë të rënda. Duke qenë se këta jetojnë në një ambient të përbashkët kanë përhapur virusin shumë shpejt, në pak ditë një numër i lartë të prekurish. Saqë sot izolimi i Singaporit, siç thuhet Thyerja e Qarkut, është shtyrë për një muaj më shumë. Singapori do të hapej në këtë muaj, por tashmë është shtyrë për në 1 qershor. Këtu ka shumë ndërgjegjësim për mospërhapjen e këtij virusi. Qeveria na ka inkurajuar shumë, për të marrë rreze dielli dhe për ta përballuar sa më mirë fizikisht këtë situatë. Unë vetë kam kohë në izolim, që më 6 mars jam izoluar vullnetarisht sepse zyra ku unë punoj ka një numër të madh frekuentimi dhe risku ishte i lartë. Jam vetizoluar vullnetarisht, pasi dhe puna ka fleksibilitet për të punuar nga shtëpia. Nuk jam mërzitur akoma, po kaloj bukur. Koha kalon shpejt dhe unë po bëj gjëra që të kaloj kohën. Mua më pëlqen të kërcej. Mbaj humorin dhe shpirtin lart’’-rrëfeu nga Singapori stomatologia shqiptare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?