Mediat në Meksikë kanë publikuar pamjet e arrestimit të të shumëkërkuarit të kartelit “Sinaloa”, 32-vjeçarit Ovidio Guzman, djali i Joaquin “El Chapo” Guzman, ky i fundit i ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2017.
Arrestimi i djalit të “El Chapos” u realizua nga forcat e sigurisë meksikane të mërkurën mbrëma, gjë që shkaktoi një valë të madhe dhune në të gjithë shtetin e Sinaloas, duke përfshirë edhe një aeroport ku shokët e Ovidios goditën me plumba tre avionë, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve dhe stafit.
Lajmi kryesor:
Meksika 'në flakë' pas arrestimit të djalit të ‘El Chapos’! Karteli Sinaloa kaos në qytet, 29 të vrarë nga sulmet (VIDEO)
G.MO/ReportTv.al