Kronikë

VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë në Sauk-TEG, policia ndëshkon shoferët ‘e pabindur! 11 heqje patentash, 2 të arrestuar dhe 'lumë gjobash'

2 Tetor 2021, 10:43| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 11:28

  • Share

TIRANË- Shpejtësia po vret çdo ditë e më shumë shoferë në rrugët e Shqipërisë, por pavarësisht kësaj, fatkeqësisht raportohet për drejtues mjetesh që lëvizin edhe me 170 km/h , ndoshta edhe më shumë. Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesin, në aksin Sauk - Teg, që është ndër rrugët më problematike që përdoret edhe për gara shpejtësi, janë kapur 11 shoferë që lëviznin me shpejtësi 133 km/h deri në 170 km/h, për pasojë u është pezullua patenta 1 muaj deri në 12 muaj.

Gjithashtu, ka pasur t tjerë që kanë lëvizur me shpejtësi pak më të vogël, por sërish mbi normat, të cilët janë ndëshkuar me gjobë deri në 4 mijë lekë. Më e rëndë është edhe fakti se 2 shoferë janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Aty i janë vënë prangat nga Policia.

"Policia Rrugore e Tiranës vijon pandërprerë monitorimin e qarkullimit me radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë - Elbasan - Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Si rezultat i monitorimit me radar në aksin Sauk - Teg konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 11 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, që varionin 133 km/h deri në 170 km/h, ku drejtuesve të automjeteve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 muaj deri në 12 muaj, pasi disa prej tyre ishin shkelës disa herë të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjithashtu, u konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 116 km/h deri në 126 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili. Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur. Gjithashtu, janë pezulluar 6 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 16 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit", njofton Policia.

Ndaj tyre, ka një apel.

"Policia e Shtetit apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin, janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparatë fotografikë", thuhet në njoftim.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 02/10/2021 14:29

    Nuk eshte profesionalizen te kapi radari personal disa makina per shkelje te rregullave te qarkullimit kur aksidente ka cdo dite syri qytetarit shikon brenda qytetit qe ka shume shkelje te qarkullit rrugor duhen radare elekronik per te shmangur korrupsionin dhe per te normalizuar trafikun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?