Babai i futbollistit të kombëtares Ivan Balliu, Salvador Balliu, është bërë protagonist i një diskutimi publik në Kaldes de malaveja të Spanjës. Balliu, i cili është edhe kryetari i bashkisë së këtij lokaliteti të vogël në Zhirona, u shfaq në një video me sopatë në dorë teksa fliste i acaruar me një person në shtëpinë e tij.
Gjithsesi mësohet se e vërteta e kësaj video është ndryshe.
Kaldes de Malaveja, një vend pranë Barcelonës, është një bashki me numër të lartë të shtëpive të që pushtohen nga të pastrehët. Ky ishte edhe rasti i Salvador Balliut, i cili në makinën e tij kishte marrë disa vegle pune dhe ishte nisur drejt kësaj shtëpie për të ndërruar bravat, duke qenë se policia më herët e kishte njoftuar për situatë.
“Kisha shpenzuar shumë para për të blerë atë shtëpi”, tregoi Salvador Balliu duke zbuluar më pas se të dielën kishte vendosur që të shkonte të ndërronte të gjithë bravat duke menduar se njerëzit që e kishin pushtuar kishin ikur dhe për të rregulluar çdo gjë që mund të kishin shkatërruar në këtë banesë.
“Shkova në një treg kinez pasi ishte i vetmi i hapur të dielën. Atje bleva brava dhe kyçe, ndërsa ngarkova makinën me një kuti me vegla pune, përfshirë edhe një sëpatë. Do të kaloja ditën duke rregulluar dhe kur u nisa mendova se nuk ishte askush. Kalova nga pjesa e mbrapme dhe pashë që kishin ndërruar perdet, dera e oborrit ishte e hapur dhe kur hyra, një qen i madh nisi të më lehte. Ishte edhe një grua e cila më tha çfarë kërkoja në shtëpinë e saj. Çfarë po bëja në shtëpinë e saj?! I thashë që shtëpia ishte e imja!
Pas asaj gruaje u shfaqën dy burra dhe njëri po mbante një shkop në dorë duke më kërcënuar me të. Ata filluan të më ofendonin dhe më shtynë në një cep. Ndaj sapo pata mundësinë të largohesha, shkova dhe mora sëpatën që kisha në bagazhin e makinës. Ishte diçka instinktive. Më mjaftoi që ata nuk i kushtuan vëmendje asaj që po bëja. Por pas përballimit tjetër me ta, unë vendosa të largohem, nuk jam identifikuar kurrë me ta si kryetari i bashkisë, pasi isha atje si pronari i banesës, si një qytetar i thjeshtë,” -shpjegoi Salavador Balliu atë që kishte ndodhur. Pas kësaj ngjarje, “pushtuesit” ishin larguar dhe Balliu ishte kthyer për të rregulluar banesën e tij, këtë herë i shoqëruar nga bashkëshortja.
Video ku Balliu shfaqej me sopatë në duar është shpërndarë me shpejtësi në këtë rajon, ndërsa kundërshtarët politikë po tentojnë ta përdorin kundër tij. Gjithsesi ka edhe nga ata që Balliun e shohin si hero, pasi rastet ku të pastrehët sulmojnë shtëpitë e të tjerve vetëm se shtohen.