Mediat kroate kanë hedhur dyshime se në përplasjen e dhunshme të ndodhur pasditen e së dielës në Gelsenkirchen, mes tifozëve anglezë dhe serbë, ishte i përfshirë edhe djali i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Mediat raportuan se sherri nisi fillimisht mes një grupi shqiptarësh dhe serbësh dhe më pas janë përfshirë edhe anglezët, teksa është djegur edhe flamuri kuqezi nga mbështetësit e Serbisë.
Një media kroate ka hedhur dyshime për përfshirjen e djalit të Vuçiç, Danilo Vuçiç. Madje në rrjet po qarkullon një video, në të cilën pretendohet se është djali i Vuçiç, teksa tenton që të përfshihet në konflikt, por disa persona e mbajnë nga krahët.
Sipas medias kroate, ata ishin anëtarët e “Cobra”, forcave speciale të ngarkuara me mbrojtjen e tij.
Tatin sin juri da se pobije sa navijačima Engleske ali Kobre mu ne daju! Kakav otac takav sin!
— Miloš Krstić (@MilosKrstic2211) June 16, 2024
Preuzeto sa ig: neceznurisano pic.twitter.com/3oULGPNQzD