'NRG Stadium', Houston (SHBA) - Meksika përmbysi 2-1 SHBA-në në finalen e Kupës së Artë, trofe ky i zhvilluar mes përfaqësueseve të Amerikës së Veriut. Paçka se SHBA kaloi e para në epërsi pas katër minutave lojë, meksikanët ia dolën që të merrnin trofeun e dhjetë të këtij kompeticioni, më shumë se të gjithë rivalët. Meksika mbetet sërish në fron, pasi edhe edicionin e kaluar e kishte fituar këtë trofe.
Richard në minutën e katërt përfitoi nga pasimi i Berhalter, duke kaluar SHBA-në në avantazh. Papërvoja bëri që ekipi i Mauricio Pochettinos të përmbysej. Ishte Raul Jimenez që vendosi ekuilibrat në minutën e 27-të, ndërsa 12 minuta nga fundi i ndeshjes Edson Alvarez e ndali sferën në rrjetë.
Fitorja shënon gjithashtu fitimin e dytë të Kupës së Artë për Meksikën nën drejtimin e trajnerit Javier Aguirre, i cili udhëhoqi ekipin për titullin në vitin 2009.
Komente
