Momenti i hedhjes së thikës drejt Pablo Ceppelinit

Sport

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine

26 Prill 2024, 15:35| Përditesimi: 26 Prill 2024, 15:37

  • Share

KOLUMBI - Independiente Medellin dhe Atletico Nacional barazuan 2-2 në Klasiken e futbollit kolumbian për raundin e 18-të. Në stadiumin "Atanasio Girardot" të shumtë ishin tifozët që dhuruan emocione në tribuna, duke mos munguar as problematikat.

Në një moment, gjatë një këndoreje mesfushori Pablo Ceppelini u godit me thikë nga tifozët e vendosur në tribuna. Për fat të mirë nuk pati të lënduar, me ish-mesfushorin e Cagliarit në Serie A që vendosi duart në fytyrë nga goditja.

Këto skena janë të njohura në Kolumbi, teksa as vendosja e arbitreve vajza në fushë nuk i ka zbehur tensionet. Në Medelin ndodh shpesh që tifozët të përleshen mes tyre, duke pasur edhe viktima dhe rrëmbime të tifozëve.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?