Brescia barazoi 1-1 me Cosenzan në play-out e Serie B, me "Dallëndyshet" që pas 38 vitesh janë rrëzuar në Serinë C të futbollit në Itali. Tifozët e Brescias nuk e kanë pranuar diçka të tillë dhe pas fërshëllimës së arbitrit janë futur në fushë dhe janë përleshur me policinë.
Objektiv kanë qenë lojtarët dhe shkatërrimi i portave dhe gjithçka do u dilte para. Ndërhyrja e policisë ka bërë që situata mos acarohej, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes ka pasur sende të forta në fushë.
Mediet në Itali njoftojnë se janë pesë policë të plagosur nga sulmet. Pas 38 vitesh Brescia zbret në nivelin e tretë të futbollit në Itali, duke lënë pas një sezon zhgënjyes. Pjesë e "Dallëndysheve" është edhe Emanuele Ndoji, mesfushori që ka luajtur me Kombëtaren kuqezi.