Barcelona fitoi këtë të diel 1-0 kundër Alaves në La Liga me golin e Lewandowskit në pjesën e dytë. Veç këtij suksesi xhiron e medieve po e bën edhe veprimi i Lamine Yamal.
I riu i Barçës tanimë nuk është më një surprizë dhe tregon çdo ndeshje pak nga magjitë që ka në këmbë. Ishte minuta e katërt kur Lamine udhëhoqi një top nga gjysma e tij e fushës, dribloi shtatë lojtarë mes ovacioneve të publikut dhe pasoi mirë për shokun e skuadrës.
Epo, kur ke një kumbar si Lionel Messi gjithçka është e mundur.
Lamine Yamal is UNREAL. ?pic.twitter.com/jc0f28rZ2J
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 2, 2025
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Barcelona i falet Lewandowskit, merr tri pikë në shtëpi dhe hap garën për kreun e La Ligas
S.Dh/ReportTv.al