Një sasi droge e sekuestruar me vlerën e 446 milionë dollarëve është djegur nga autoritete në Mianmar sot, 26 qershor, për të shënuar ditën ndërkombëtare kundër trafikut të drogës.
Ekspertët e OKB-së paralajmërojnë një rritje të prodhimit të opiumit, heroinës dhe metamfetaminës në Myanmar, ndërsa eksportet kërcënojnë të zgjerojnë tregjet në Azinë Jugore dhe Juglindore.
Mianmari ka një histori të gjatë të prodhimit të drogës që lidhet me pasigurinë politike dhe ekonomike të shkaktuar nga dekada konflikt të armatosur në vend.
Vendi është një prodhues dhe eksportues i madh i metamfetaminës dhe prodhuesi i dytë më i madh i opiumit dhe heroinës në botë pas Afganistanit, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për të promovuar mbjelljen e kulturave alternative të ligjshme midis fermerëve të varfër.
Në qytetin më të madh të vendit, Yangon, u dogj një sasi drogee dhe kimikatesh pararendëse me vlerë 207 milionë dollarë. Droga e shkatërruar përfshinte opium, heroinë, metamfetaminë, marihuanë, kratom, ketaminë dhe kristal met, i njohur gjithashtu si akull.
Kjo nismë u ndërmor edhe në qytetin qendror të Mandalay dhe në Taunggyi, kryeqyteti i shtetit lindor Shan, të dyja afër zonave kryesore të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës.
Vitin e kaluar, autoritetet dogjën drogë të sekuestruar me vlerën e 642 milionë dollarëve.
Ekspertët thonë se prodhimi i opiumit në Mianmar ka lulëzuar që nga marrja e pushtetit nga ushtria.
Sipas raportit, vlerësimet e prodhimit të opiumit ishin 440 ton në vitin 2020, ndërsa në vitin 2022 u rrit rreth 870 ton.
Shumica e opiumit dhe heroinës së eksportuar nga Mianmari, së bashku me metamfetaminën, shkon në Azinë Juglindore dhe Kinë, shkruan AP.