Në ‘San Siro’ Milani vendas u mposht në shtëpi dhe për këtë u kujdes Napoli. Djemtë e Antonio Contes fituan 0-2 dhe vijojnë të kryesojnë tabelën e klasifikimit me 25 pikë.
Lukaku në minutën e pestë dhe Kvaratskhelia në të 43 i dhanë tri pikë me vlerë napoletanëve kundër një rivali me objektiva madhorë. Për t’u përmendur se Morata shënoi për kuqezinjtë në pjesën e dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Me 14 pikë Milan mbetet në vendin e tetë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli vijon të kryesojë Serie A, fiton kundër Milanit në ‘San Siro’! Leçe mposht Veronën, Ramadani mes më të mirëve
S.Dh/ReportTv.al