MILANO, Itali - Kupa e Italisë është në fazën çerekfinale dhe duelet janë me një takim. Mbrëmjen e së mërkurës (5 shkurt) Milani fitoi 3-1 kundër Romës në "San Siro" duke eliminuar kryeqytetasit nga turneu.
Ndeshja nuk kishte shumë histori, pasi kuqezinjtë ia dolën të shënonin dy herë me Tamy Abraham brenda pjesës së parë. Ishte Theo me dy pasime finale për ish-in e Romës, i cili nuk gaboi.
Paçka se Dovbyk shkurtoi shifrat në pjesën e dytë dhe Romës iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, miqtë nuk e kishin fuqinë për të barazuar. Deçizive ishte minuta e 71, me dyshen e afruar në merkato Gimenez - Felix që bënë protagonistin pas 12 minutave në fushë.
Meksikani pasoi bukur për portugezin, me Felix që me "ëmbëlsi" e la topin pas krahëve të Svilar. Kështu Milani avancon më tej në gjysmëfinale dhe pret duelin mes Lazios dhe Interit për të mësuar rivalët.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)