Festa e Milanit

Sport

VIDEO/ Milani fiton 0-2 në Venezia dhe shpreson për zonën Champions

27 Prill, 16:11| Përditesimi: 27 Prill, 16:13

  • Share

Në stadiumin "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias u mposhtën 0-2 nga Milani. Kuqezinjtë sigurojnë tri pikë shumë të rëndësishme që i mbajnë me shpresë për një vend në garat evropiane. Dueli u zhbllokua pas vetëm pesë minutave lojë me autor të golit Cristian Pulisic. Amerikani përfitoi nga asisti i Fofana dhe e ndali sferën në rrjetë. Edhe pse shënoi herët, Milani nuk e pati të lehtë të shënonte golin e qetësisë, i cili erdhi vetëm në fundin e lojës (90+6') me autor Gimenez. Me 54 pikë Milan mban vendin e nëntë, pesë pikë më pak se zona evropiane.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Napoli përfiton nga 'gafa' e Interit dhe merr kreun e Serie A, tri pikë për Milanin e Juventusin! Ngec Atalanta


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?