Milani fitoi 3-1 në "San Siro" kundër Romës për raundin e 20-të në Serinë A. Pas kësaj disfate dhe me vendin e nëntë në renditje, Jose Mourinho rrezikon shkarkimin nga drejtuesit e Romës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, pas golit të Adli. Në të dytën ishte Giroud që dyfishoi shifrat (56'), para se Paredes të shkurtonte për 2-1 nga penalltia (69'). Tri pikët për Milanin "i vulosi" Theo në të 84 minutë me një supergoditje pas asistit të Giroud. Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e tretë, duke lënë Romën me 29 pikë në pozitën e nëntë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani fiton 3-1 ndaj Romës dhe 'blindon' vendin e tretë, Lazio mposht Leçen! Cagliari 'tërbon' Bolognan në Serie A
S.Dh/ReportTv.al