Në "Giuseppe Sinigaglia" Como u përmbys 1-2 nga Milani. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa spektakli ishte rezervuar për fraksionin e dytë. Ishte Diao në minutën e 60-të që kaloi në epërsi ekipin e Cesc Fabregas duke shokuar miqtë. Ekipi i Conceiçaos "u zgjua" dhe barazoi me Theo Hernandez në minutën e 71, para se Leao të gjente golin me vlerën e tri pikëve 14 minuta nga fundi i ndeshjes. Me këtë sukses Milani ngjitet në kuotën e 31 pikëve për vendin e shtatë, duke lënë Comon në pozitën e 16-të me 19 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani përmbys 1-2 Comon dhe sheh nga Evropa, Juventusi barazon 1-1 në Bergamo
S.Dh/ReportTv.al