Në "San Siro" Milani fitoi jo pa vështirësi 2-1 kundër Comos. Sfida nisi me vendasit më kërkues, por ishte Como e Fabregas që kaloi në epërsi pas 33 minutave lojë me Da Cunha. Fraksioni i dytë i lojës pa kuqezinjtë më luftarak dhe në minutën e 53-të Reijnders asistoi për Pulisic, me amerikanin që barazoi shifrat. Goli shtoi dëshirën e Milanit dhe me shtysën e publikut ishte Reijnders që këtë herë shënoi vetë për t'i dhënë epërsinë ekipit të tij. Tanimë Milani siguron fitoren e dytë radhazi dhe me 47 pikë ngjitet në vendin e shtatë. Como ndërkohë pozicionohet e 13-ta.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani përmbys 2-1 Comon, Verona bën befasinë në Udine! Monza me 'një këmbë' në të dytën
S.Dh/ReportTv.al
