Festa e Dortmund

VIDEO/ Miliardat e naftës s’e blejnë suksesin, Dortmund mposht dy herë nga 1-0 PSG-në! Gjermanët janë finalistët e parë të Champions League

7 Maj, 22:54| Përditesimi: 8 Maj, 09:23

  • Share

Borussia Dortmund është finalisti i parë i Champions League për sezonin 2023-24, ndeshje e cila do luhet më 1 qershor në Uembley të Londrës.

Gjermanët fituan po 0-1 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e kthimit në “Parkun e Princave” në Paris, rezultat i njëjtë me duelin e një jave më parë. Me rezultatin e përgjithshëm 2-0 Dortmundi eliminon PSG-në dhe kthehet pas 11 vitesh në finalen e Champions League.

Dueli i mbrëmjes së sotme u vendos nga Matts Hummels në minutën e 50-të. Krosimi i Brandt nga këndi u shfrytëzua mirë nga mbrojtësi, që me kokë mposhti Donnarumman. 

PSG u përpoq të reagonte dhe goditi katër herë shtyllën, por pa mundur të gjente rrjetën. Në fund të 190 minutave Dortmundi merr biletën e parë të finales dhe pret ndeshjen e nesërme mes Real Madrid - Bayer Munich (2-2) për të mësuar rivalët.

Nuk përjashtohet mundësia që pas 11 vitesh të përsëritet finalja e 2013 mes Dortmund dhe Bayern Munich, fituar nga bavarezët. Kujtojmë se Dortmund e ka fituar Champions League në vitin 1997.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?