Flavio Briatore

Miliarderi Italian drekon me Ramën në Tiranë: Shqipëria po bëhet një vend shumë modern

6 Mars 2023, 09:50| Përditesimi: 6 Mars 2023, 14:11

  • Share

TIRANË- Flavio Briatore, një nga biznesmenët e njohur italian ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në videon e publikuar prej tij, Briatore vë theksin se  Shqipëria po bëhet një vend shumë modern.

“Shqipëria po bëhet një vend shumë modern”, dëgjohet të thotë Briatore.

Flavio Briatore është ish-pronari i skuadrës Renault në kampionatin e garave Formula 1. I bërë i famshëm nga zbulimi i Michael Shumacherit, me të cilin fitoi dy kampionate të Formula 1 me Benneton, prej vitesh ai është i njohur për brandet botërore turistike si Billionaire, Tëiga, Cipriani, Crazy Pizza, emra që mbledhin pasanikët e të gjithë botës nga Montecarlo në Sardegna, nga Kenia në Katar, Londër, Paris e Riad, Flavio Briatore është edhe një personazh mjaft i famshëm televiziv dhe në rrjetet sociale.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 06/03/2023 13:24

    shqiperia dita dites do behet pike atraksioni turistik

    Përgjigju
  • boti: 06/03/2023 12:45

    u leshuan sufllaqexhinjte e aktivist1. O burra te bej piket qe te mos na heqin nga puna. Ik punoni ne privat e tregoni sa vleni boll ju quravitet pushtetit.

    Përgjigju
  • Gimi: 06/03/2023 12:20

    Me te madhin Gimi i Redbullit… o zot cfare vendi legen jemi dhe drejtohemi nga qeveritare te kapur nga leket e bizneseve.

    Përgjigju
  • Alesia: 06/03/2023 11:50

    e sa e sa do zhvillohet nese kemi njerezit e duhur ne krye

    Përgjigju
  • elda: 06/03/2023 11:48

    Vleresim i madh sidomos kur e thone figura te tilla

    Përgjigju
  • Gesa: 06/03/2023 11:46

    Cdo dite fale vemendjes qe qeveria Rama i ka dhene vendit ,i ka nxjerr ne drite bukurite unike tonat

    Përgjigju
  • Besa: 06/03/2023 11:44

    Shqiperia vertet ka ndryshuar dhe eshte bere nje vend mjaft i preferuar per te huajt

    Përgjigju
  • Edi 25252: 06/03/2023 10:15

    Ka 10 vjet që Shqipëria ndryshon dita me ditë .Kjo vetëm në sajë të Kryeministrit EDI RAMA Tirana tani është një kryeqytet Europian

    Përgjigju
    • Cimiterra: 06/03/2023 10:42

      E hengre suflaqen i pari sot! Bravo.

  • Boti: 06/03/2023 10:05

    Nje i denuar ne vendin e vet per evazion fiskal drekoi me Ramen. Ca fati per vendin tone. Ndoshta do vij te bej evazion edhe ne shqiperi. ca fati!

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/03/2023 09:56

    Nuk i ka mbet kush tjeter përpos mashtruesve dhe kriminelve, sidomos tani për fushat zgjedhore.

    Përgjigju
    • Ademi: 06/03/2023 14:04

      Mara ky arberori eshte pjelle serbi me banim ne kosove,tek kjo faqe po mesone si shkruhet shqip por i duhen qindra vite te mesoje dhe shqiptar nuk behet kurre,dhe nga llogjika eshte idiot komplet,eshte i vetmi komentues qe e shajne te gjithe por eshte kot se nuk e kupton mire shqipen

    • Mara emigrante ne Itali: 06/03/2023 10:14

      Vetem arberor nuk je,ju vjen inat qe po ndryshon shqiperia nen drejtimin e Edi Rames .pellcisni nga inati o fashiste te ndyre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?