SHBA - Dallas mposhtën 1-0 Inter Miamin në një test miqësor të zhvilluar mëngjesin e sotëm me orën shqiptare. Lionel Messi me shokë nuk e kanë nisur si duhut këtë fazë përgatitore, pasi në dy ndeshje kanë një barazim dhe një humbje.
Dueli në "Cotton Arena" u zhbllokua shpejt. Ishte Ferreira që në minutën e tretë shënoi për Dallasin, kjo pas një topi të humbur nga Inter Miami në mesin e fushës.
Edhe pse me Albën, Busquets, Suarez dhe Messin në fushë, "mini-Barcelona" me qendër në Florida nuk ia doli të gjejë golin. Messi, Busquets dhe Suerez luajtën 64 minuta, me Tata Martinon që vendoi t'i largonte nga fusha në këtë duel miqësor.
Inter Miami u mposht 1-0 në udhëtim nga Dallas, kjo në një test miqësor. Në këtë sfidë në fushë ishte edhe Lionel Messi, me ish-yjet e Barçës. Jordi Alba, Busquets apo edhe Suerez tanimë janë pjesë e Inter Miamit. Gjatë ndeshjes, Messi tentoi një mrekulli nga goditja e këndit. Ishte përqëndrimi i portierit Paes që e largoi topin nga vija fatale.