Al Nassr dhe Inter Miami u përballën dje në një ndeshje miqësore në Arabinë Saudite, pavarësisht se nuk pati asgjë nga dueli mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Bota 'u shtang' nga fitorja tepër bindëse e klubit arab, i cili festoi me rezultatin 6-0.
Trajneri i Inter Miamit, Gerardo Martino hodhi në fushë edhe Lionel Messin kur Al Nassr po triumfonte 6-0 dhe ky ndryshim argëtoi shumë ministrin arab Turki Al-Sheikh, i cili i bëri shenjë argjentinasit për rezultatin e ndeshjes kur ai hyri në fushë.
Edhe pse Al-Sheikh është përgjegjës për ngjarjet argëtuese në Arabinë Saudite, ai njihet edhe si pronar i Almerias, klub që aktualisht zë vendin e fundit në tabelën e La Ligës në Spanjë.
Komento