Kombëtarja U-21

VIDEO/ Miqësorja në Turqi, Kombëtarja U-21 fiton me 2 gola! Shkëlqejnë dy talentet e Shqipërisë

23 Mars 2023, 17:01| Përditesimi: 23 Mars 2023, 17:02

  • Share

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve fitoi 1-2 me moshatarët e Azerbajxhanit në një test miqësor të zhvilluar në Turqi. Të besurit e Alban Bushit zhvilluan një lojë të mirë, ku binin në sy aksionet e organizuara me topin poshtë. Golat për tanët u shënuan nga Stiven Shpendi dhe Adrion Pajaziti.

Në minutën e 43-të të ndeshjes, një aksion i rrjedhshëm i kuqezinjve u kthye në gol nga sulmuesi i Cesenas. Shpendi goditi bukur me të djathtën dhe shtangu portierin azer. Me nisjen e pjesës së dytë, Shqipëria pësoi gol me Camalov vetëm pas 20 sekondash lojë, në të 46 minutë.

Do duhej aksioni nga e djathta në të 51 minutë, aty ku Adrion Pajaziti i harruar në zonë goditi bukur me të djathtën për 1-2. Lojtari në pronësi të Fulham ka bërë mirë në këto takime, duke qenë shpresa e ekipit për të ardhmen.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi po përgatitet për ndeshjet eliminatore të Europianit të kësaj grupmoshe dhe trajneri ka grumbulluar shumë lojtarë të rinj, me testin e parë që ka qenë i suksesshëm.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?