Joao Felix ka marrë karton të kuq në debutimin me Chelsea. Për ndeshjen e prapambetur të Premier League, portugezi ka lënë fushën në minutën e 58 në transfertën me Fulham. Ndërhyrja e gabuar në mesin e fushës dhe me drejtim këmbët e kundërshtarit ka bërë që Felix t'i tregohej i kuqi i menjëhershëm.
Trajneri Potter e hodhi në fushë sulmuesin nga minuta e parë, paçka se djaloshi u prezantua vetëm dje me Blutë dhe ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore. Huazimi gjashtë mujor i tij te Chelsea nuk ka nisur në mënyrën e duhur, me Felix që do jetë jashtë të paktën në ndeshjen e radhës.
Komento