Mirlind Daku pas golit

Sport

VIDEO/ Mirlind Daku i shënon Zenitit në minutën e fundit, 'hakmarrje' ndaj klubit që e tradhtoi në merkato! Shënon edhe shqiptari tjetër

28 Korrik, 10:16| Përditesimi: 28 Korrik, 10:18

  • Share

RUSI - Mirlind Daku i ka dhënë një përgjigje të qartë në fushën e lojës klubit të Zenit Shën Petersburgut, duke barazuar në minutën e 90-të rezultatin në 2-2 gjatë ndeshjen mes Rubin Kazan dhe nënkampionëve të Rusisë. Një gol me shumë peshë nga sulmuesi i Kombëtares, jo vetëm për pikën që i dhuroi skuadrës së tij, por edhe për domethënien që mbante për vetë sulmuesin shqiptar.

Gjatë merkatos së verës, Zeniti kishte shfaqur interes për sulmuesin kuqezi, por nuk pranoi të paguante shumën që kërkonte Rubin Kazan për kartonin e tij. Të diel Daku ua kujtoi vendimin e gabuar, duke e ndëshkuar me një gol vendimtar në 'frymën e fundit' të ndeshjes.

Sfida nisi më mirë për miqtë nga Shën Petersburgu, të cilët shënuan dy gola në pjesën e parë, duke krijuar një epërsi të dukshme. Por Rubin Kazan reagoi në pjesën e dytë, fillimisht me shqiptarin e Kosovës, Veldin Hoxhën, që ngushtoi diferencën dhe më pas me Dakun, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90-të, duke vulosur rezultatin 2-2.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 28/07/2025 13:03

    Gol teknikisht shume te bukur ka shenuar Daku,uroj ta kete rezervuar nje te tille per ne Serbi!!

    Përgjigju
  • Kuq e zi: 28/07/2025 10:22

    Po e sollén Mirlind Dakun tek Milan kthehet ne nje golshenues mbi 15 gola ne sezon , ngjan me Stilin e Kavanit lojtar shume i mire I duhet Milanit do zoti e shikon Igli Tare nje lojtar si Mirlind Daku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?