Mirlind Daku feston me Asanin në Kombëtare

Sport

VIDEO/ Mirlind Daku dy gola për 20 minuta në Rusi, sulmuesi i Kombëtares del me karton të kuq

9 Mars, 18:21| Përditesimi: 9 Mars, 19:45

  • Share

Mirlind Daku shënoi dy gola në Superligën e Rusisë në futboll, si dhe doli me karton të kuq. Rubin Kazan fitoi 2-1 kundër Spartakut të Moskës dhe sulmuesi i Kombëtares ishte ai që i dha suksesin të tijve.

Në minutën e tetë Daku përfitoi nga një pasiguri e prapavijës mike dhe nuk e pati të vështirë ta ndalte sferën në rrjetë. Duhej e 28-ta minutë që Daku të gjente sërish golin dhe dopietën personale, teksa u ndëshkua me karton të verdhë pas festës. Në pjesën e dytë Daku mori sërish një karton të verdhë dhe për rrjedhojë doli me karton të kuq.

Daku e dërgon në 11 numrin e golave sezonal në Rusi në 19 ndeshje. Duket se sulmuesi do ketë një ftesë nga Sylvinho në prag të ndeshjeve të Kombëtares. Për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, tanët udhëtojnë drejt Londrës për t'u ndeshur kundër Anglisë më 21 mars dhe tre ditë më vonë në Tiranë vjen Andorra.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?