RUSI - Mirlind Daku vazhdon të jetë në formë të mirë me fanellën e Rubin Kazan, teksa ka lënë gjurmë edhe në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rusisë ndaj Orenburg (2-0). Sulmuesi shqiptar realizoi një nga golat e ndeshjes, duke u kthyer në protagonistin kryesor për skuadrën e tij.
Daku mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, të cilën e realizoi në minutën e 30-të, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë avantazh skuadrës ruse. Ky gol konfirmon ecurinë pozitive të sulmuesit kuqezi në fillimin e këtij sezoni.
Pak javë më parë, Daku firmosi rinovimin e kontratës me Rubin Kazan deri në vitin 2029, duke siguruar të ardhmen e tij në një nga klubet më të njohura të kampionatit rus. Besimi i klubit ndaj tij duket se po shpërblehet menjëherë në fushë, ku ai po tregon efikasitet dhe siguri para porte, si në kampionat dhe Kupë.
Komente
