Mirlind Daku

VIDEO/ Mirlind Daku 'shah-mat', sulmuesi i Kombëtares shënon supergol në Rusi

10 Dhjetor 2023, 18:22| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 18:23

  • Share

Mirlind Daku shënoi golin e katërt këtë të dielë në Rusi. Për javën e 18-të në Premier Ligën ruse të futbollit, Rubin Kazani po fiton 0-1 në udhëtim kundër Baltika.

Dueli u zhbllokua pas vetëm gjashtë minutave lojë nga sulmuesi i Kombëtares. Daku mori një pasim të gjatë nga Vujacic prej mbrojtjes dhe me një prekje të lehtë nxori jashtë loje kundërshtarin.

Përballë portierit Dzhanaev, sulmuesi kuqezi nuk e pati të vështirë dhe të majtë e ndali sferën në rrjetë për golin e katërt sezonal.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?