Mirlind Daku

Sport

VIDEO/ Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, ia dedikon Martinit: Ai shndrit parajsën

23 Nëntor 2024, 22:43| Përditesimi: 23 Nëntor 2024, 22:46

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku shënoi dy gola në kampionatin rus të futbollit këtë fundjavë dhe pas tyre kishte në dedikim të ndjerë për Martin Canin, djaloshin 14-vjeçar që mbeti i vrarë me thikë në Tiranë disa ditë më parë; pas një sherri mes adoleshentëve.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bëhuni të fortë, ai do shëndrijë në parajsë”, shkruan sulmuesi kuqezi.

Daku shënoi në minutën e 10-të dhe të 20-të, me Rubin Kazan që fitoi me rezultatin 3-0 përballë Akron Togliatti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 24/11/2024 09:46

    Edhe Martini te ka duartrokitur nga xheneti. Respekt per ty dhe familjen Mirlind.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?