Festa e Valencias

Sport

VIDEO/ Mjafton goli i Guerra, Valencia fiton 1-0 dhe i shkakton humbjen e katërt radhazi Sevillas

12 Prill, 13:46| Përditesimi: 12 Prill, 13:47

  • Share

SPANJË - Elita e futbollit spanjoll, La Liga është në raundin e 31-të. Të premte në "Mestalla" Valencia mposhti 1-0 Sevillan dhe siguroi fitoren e tretë radhazi, duke parakaluar kundërshtarët.

Sfida prodhoi një "luftë" të fortë sportive dhe skuadrat u mbrojtën mirë për të mos pranuar golin. Mirëpo në shtesën e katërt të pjesës së parë këtë "luftë" e fitoi Guerra që shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe të tri pikëve për Valencian.

Paçka se në fraksionin e dytë miqtë kryen pesë zëvendësime dhe patën raste shënimi, tri pikët shkuan për Valencian, e cila siguroi suksesin e tretë radhazi dhe me 37 pikë merr vendin e 12-të. Nga ana tjetër Sevilla zbret në pozitën e 13-të me 36 pikë dhe sheh humbjen e katërt radhazi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?