Një gol i Guerreiro i ka mjaftuar Bayern Munich për të marrë tri pikë në shtëpi. Djemtë e Thomas Tuchel fituan 1-0 kundër Union Berlin, sfidë kjo e prapambetur për javën e 13-të në Bundesligë.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa u deshën 30 sekondat e nisjes së fraksionit të dytë që bavarezët të tundnin rrjetën. Një aksion i rrjedhshëm dhe i shpejtë bëri që Kane ta stamponte topin në shtyllë, teksa sfera e kthyer u kontrollua bukur nga Guerreiro, që me të jashtmen e së majtës e ndali në trekëndësh.
Më pas Bayern shënoi edhe golin e dytë me Kane, i cili u anullua për pozicion jashtë loje. Me këtë sukses Bayern Munich ngjitet në kuotën e 44 pikëve për vendin e dytë, katër pikë më pak se Leverkusen që kryeson Bundesligën.