Salah, van Dijk dhe Diaz në homazhet për Diogo Jotën

Sport

VIDEO/ Mo Salah dhe Luis Diaz në lot, kapiteni van Dijk 'i thyer'! Liverpool homazhe për Diogo Jotën para përgatitjeve sezonale

12 Korrik, 15:21| Përditesimi: 12 Korrik, 15:23

  • Share

Të thyer. Kjo mund të jetë fjala që përshkruan më së mirë ekipin e Liverpool para përgatitjeve të sezonit të ri. Humbja e Diogo Jotës dhe të vëllait në aksidentin tragjik të 3 korrikut ka bërë që të kuqtë të zhvendosin agjendën.

Tanimë ekipi ka nisur stërvitjen, por jo si zakonisht. Të gjithë lojtarët dhe familjarë të tyre kanë zhvilluar homazhe në sheshin jashtë stadiumit "Anfield Road" që vijon të jetë i mbushur me lule.

Të prekur dhe në lot, Liverpool vijon të vajtojë Jotën dhe të vëllanë që humbën jetën në moshën 28 dhe 25-vjeçare të djegur brenda Lamborghinit të tyre. Mo Salah, Luis Diaz dhe Alisson Becker u panë në lot, kapiteni van Dijk "i thyer" dhe i hutuar, ndërsa një qetësi jo e zakontë përfshiu rrugën kryesore që të dërgon në stadium.

Në nder të Diogos, Liverpool hoqi përgjithmonë nga çdo ekip fanellën me numrin 20-të, që Jota e kishte mbajtur mbi shpinë për pesë sezone me të kuqtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?