Sport

VIDEO/ Momente frike për Rey Manajn! Sulmuesi përplaset kokë më kokë me kundërshtarin në fushë, largohet me ambulancë në spital

9 Mars, 13:26| Përditesimi: 9 Mars, 19:19

  • Share

Momente frike në ndeshjen mes Sivasspor dhe Göztepe, ku Rey Manaj u detyrua të largohej nga fusha pas një përplasjeje të fortë. Në minutën e 9-të, sulmuesi shqiptar u përplas kokë më kokë me një mbrojtës kundërshtar dhe mbeti i shtrirë në fushë, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët.

Menjëherë, stafi mjekësor i Sivasspor ndërhyri për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa pak minuta më vonë Manaj u transportua me ambulancë për të kryer kontrolle të mëtejshme.

Në një reagim në facebook Sivasspori thotë se futbollisti shqiptar është me vetëdije. Gjithashtu është publikuar një video ku vihet re se sulmuesi i Shqipërisë ka mbërritur i ndërgjegjshëm në spital dhe që tani po merr mjekimet e duhura.

“Sportisti ynë Rey Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe. Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, futbollisti jonë është dërguar me ambulancë në spital dhe ka rikthyer vetëdijen në spital.  Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun. Lojtarit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë.

Në një moment, Manaj është duke mbajtur duart në kokë, ku me siguri ndjen dhimbje.

 

S.G/S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?