Një tregtare e cila po pushonte dhe po pinte një cigare ka pasur një kontakt të ngushtë me një nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë, pasi i ka rrëshqitur nën këmbët e saj.
Ngjarja e frikshme ndodhi në Australi, ndërsa Ayla Manson shfaqet ne video duke ruajtur qetësinë. Një kolege filmoi momentin e tmerrshëm, kur gjarpri lëvizte pikërisht nën këmbët e saj.
“E dija që në atë moment, gjëja më e sigurt ishte të qëndroja pa lëvizur. Sikur të kisha panik dhe të ngrihesha, do të ishte përpjekur të mbrohej dhe do të isha në rrezik nga një pickim”, u shpreh ajo.
Ajo tha se beson se gjarpërinjtë – madje edhe gjarpërinjtë vdekjeprurës ngjyrë kafe, nuk janë natyrshëm agresivë dhe reagojnë vetëm nëse njerëzit i trembin.