Një video shokuese ka kapur momentin kur një burrë – të cilit i ishte mohuar trajtimi i shëndetit mendor – sulmoi një adoleshente myslimane në recepsionin e një spitali në Michigan të SHBA-ve.
Në video e kamerave të sigurisë, duket 19-vjearja, e cila mbante të veshur një hija blu të errët, që shkon te recepsioni i Beaumont Hospital Dearborn dhe flet me gruan që punon atje më 10 shkurt, rreth orës 3.30 lokale.
Disa momente më vonë, një njeri vërshon drejt adoleshentes dhe e qëllon me grushta tre herë deri sa stafi i i sigurisë së spitalit arrin të ndërhyjë.
Vajza kishte shkuar në spital, pasi kishte rrëshqitur mbi akull dhe druante se mund të kishte thyer një kockë të dorës gjatë rënies.
Agresori, i identifikuar si 57-vjeari John Salvatore Deliz, u arrestua dhe u kallzua për ushtrim dhune fizike.
Viktima e incidentit, përmes avokatit të saj ka ngritur një padi ndaj spitalit, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk e kishte monitoruar si duhet burrin në fjalë.
Avokati i saj tha për CBS News se Deliz kishte pohuar se ishte arratisur nga një grup terapie dhe se nuk po i merrte ilaçet për çrregullimet e bipolarizmit dhe skizofreninë.
Deliz ishte nxjërrë nga spitali po atë ditë dhe mësohet se kishte nisur të bezdiste pacientët e tjerë, duke u kërkuar cigare.
Në atë pikë siguria i tha atij që të qëndronte në sallën e pritjes deri sa të vinte një automjet që do ta transportonte dhe që t’i linte të qetë pacientët e tjerë. Por pak pas kësaj, Deliz sulmoi adoleshenten duke e dhunuar rëndë.